Dinastia socialiste e George Soros u shkërmoq me “dinamit”.
Presidenti Donald Trump, një lëndë shpërthyese e kohëve moderne, i ka futur llokumin në të çara shkëmbit plot minerale nga brenda dhe të tharë në sipërfaqe nga hajdutëritë e hamshorëve në ndërzim.
Kanë lëvizur malet në Rusi, Kinë, Angli, Francë, Gjermani, Botën Arabe e deri në Serbinë që rrinte serbes në postiqen e Edi Ramës.
Ky i fundit, kishte futur në serë frutash gjithë fundërrinat e njerëzimit, e kushdo këpuste ndonjë frut pa lejen e tij, shkonte në Ferr.
I fundit është ish shefi i FBI-së Charles McGonigal, një pinjoll i socializmit epshor të teologjisë teknokrate të dinastisë së demonëve, që ra viktimë e një shpërthimi në sarajet e Sulltanit të Surrelit.
Edhe ky hajduti ynë, njëlloj si dinamiti që kur hidhet në ujë mbledh peshqit rrotull, u bë lajm në lëvozhgën e langaraqëve për dëmet që u shkaktoi gjithë atyre që ju afruan.
Afërsisht në kohë, si me thënë nesër, gjithë të mëdhenjtë e Globit do mblidhen rreth Presidentit Donald Trump, këtij dinamiti të kohëve moderne që ndez fitilin më 20 të këtij janari për të shpërthyer kundër socializmit sorosian.
Kanë dalë dallkaukët nga qilarët e nëndheshme, për t’u ofruar triumfalisht pranë fundit të tyre, duke i krehur “bishtin mikut”, atij që deri sot e quanin rrezik për njerëzimin.
Gjallesat gjakftohtë, nuk ngopen me kureshtje dhe ushqim, deri në vetëflijim.
Nuk janë kot peshq dhe, nuk është dinamiti i keq për industrinë e kësaj lufte, që sapo ka nisur!/Pamfleti
Lini një Përgjigje