
Mafia politike dhe diplomatike kishte rrënuar keq të drejtat e liritë njerëzore e rrëmuar mirë deri në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës, se 'të gjithë personat e lindur” në Shtetet e Bashkuara 'janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku ata banojnë'.
Vizave për turizëm lindjesh të fëmijëve të hajdutëve në Amerikë, Urdhri Ekzekutiv i Presidentit Tump, u vuri vizë të kuqe.
Sot e tutje, nuk do të kemi më barkderrë që marrin me vete gratë apo të dashurat të lindin në Amerikë dhe të kthehen këtej me një etiketë të artë për ëndrrën amerikane, edhe nëse drejtësia jua zdrukthon ndonjë dërrasë që nuk mban peshën e kryehajdutit të fshatit.
Kemi vite që botojmë shkrime me fakte, ku gjithë sistemi i drejtësisë së shtrembëruar nga Aleks Soros, gazetarisë së gërvishtur nga Edi Rama, politikanëve të çdo partie, ujqërve të çdo zyre dhe kriminelëve të çdo karteli, kanë përfituar viza amerikane, duke përjashtuar me ironi shqiptarët dhe intelektualët me dramën e ligjeve në shërbim të tyre.
Pas “bombës” që plasi Instituti Amerikan i Ndërmarrjeve me një artikull akuzë, ku ambasadoren Yuri Kim e nxin në ekspozitën diplomatike, jo vetëm në Tiranë, por edhe në biseda me grupet kriminale gjithandej ku jetojnë ujqërit, tashmë të plagosur, ka pritshmëri të mira.
Ky shkrim që tronditi hapësirën mediatike, se si një diplomate zbaton pikëpamjet e Aleks Soros, duhet analizuar ndoshta si dekadenca delikate e shekulli të ri në ekonominë grabitqare të ujqërve energjikë.
Mafia politike dhe diplomatike kishte rrënuar keq të drejtat e liritë njerëzore e rrëmuar mirë deri në Amendamentin e 14-të të Kushtetutës, se 'të gjithë personat e lindur” në Shtetet e Bashkuara 'janë shtetas të Shteteve të Bashkuara dhe të shtetit ku ata banojnë'.
Buzeqeshjet diplomatike dhe industria e bursave me bebe të lindura në Amerikë, për herë të parë, do të vënë para ligjeve federale, duke i dhënë fund interpretimit, pse deri sot, aeroportet mbusheshin me çanta spitali për garanci lindjeje e siguri të hajdutëve deri në vdekje.
Më gjeni sot ndonjë zyrtar, që nuk e ka fëmijën me nënshtetësi amerikane dhe miliona dollarë pasuri, apo edhe një rast ku ambasadorja Kim mbante qëndrim për ndonjë skandal të qeverisë sorosiane?!
Cilido fluturonte si Supermani, pra si hero, nuk kishte as ato liri, as ato pasuri, si ata që kalonin Oqeanin Atlantik, dhe përplaseshin me dallgët e pasigurive të kohës.
Edhe koha e sotme e papritur erdhi, apo jo?!
Është mot me re, ku supërheronjtë e fëmijëve tanë në SPAK, bëjnë dallim me ata që shohin filma me 4 Klanet Mafioze, e nuk kanë as bukën e fëmijëve që lindin e rrisin me djersë mes djerrinës që ka llaçkavitur kopeja e hajdutëve nëpër koordinatat gjeometrike të ligjit.
Me pak fjalë, Presidenti Trump, vari në mur një pasqyre të re, për ta parë secili veten ashtu siç është, duke thyer të vjetrën, ku vizat amerikane u përdorën edhe për turizëm lindjesh të kopesë së ujqërve./Pamfleti
Lini një Përgjigje