TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë28 Janar 2025, 11:17

Hajdutët po i bëjnë edhe ca punë të mira

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  Hajdutët po i bëjnë edhe ca punë të mira

Ca shkojnë në Amerikë për foto-lajm, ca strapacohen larg miqve të Presidentit Trump për lajm në foto...

Kryeministri, që kudo njihet edhe si kryehajdut, ka merita të mëdha për gjithë punët e mira të SPAK-ut deri sot.

Fushata elektorale e fundit, kjo e 11 majit, ku hajdutët janë lëshuar të blejnë vota me para të vjedhura, është  fytyra e 34 viteve.

Spektakël me aromë votash.

Ajka e Partisë socialiste është nën akuzë për korrupsion dhe krime, kurse grimi i hipokrizisë së opozitës ngjan me një trëndafil plastik, si ata që i vëmë tek varri i një të vdekuri.

Po kush i vrau hajdutët?

I vrau drejtësia, që edhe për vete është nën akuzë për pasuri e katandi që askush nuk e di nga mbinë e si u rritën.

Mes ulërimave se cili ka vjedhur më shumë e cili më pak, pak kush nuk i falënderon hajdutët që kanë marrë turrin për “ku rafsha mos u vrafsha”!

Vargjet e poezisë së shkruar nga ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, nuk e frymëzojnë orkestrën e simfonisë së trupës artistike që po ha vetveten.

Prokurorët, secili nën hijen e vet, kanë frikë pallatin prej letre që u ka ndërtuar kryehajduti, prandaj edhe dosjet që djegin qeveritarët mbyllen.

Mund t’i vërë çakmakun çdo njërit, me një urdhër nga Aleks Soros, ky që merr meritat edhe për këto punë të mira që kanë bërë arkitektët e korrupsionit dhe eksodit masiv në zbrazjen e besimit dhe fikjen e llampës që ndriçon në rrugën antiamerikane.

Shifra statistikash, ku secili premton atë që nuk e bën dhe bën atë që nuk duhet, kemi jo vetëm në çdo centimetër të Republikës, por kudo këta nuk gjejnë një rrugë apo një mik në perëndim për të bërë foto.

Ca shkojnë në Amerikë për foto-lajm, ca strapacohen larg miqve të Presidentit Trump për lajm në foto.

Fotomontazhi me elitat e shoqërisë në dyer të drejtësisë, montohet nga ne, para se Amerika të çmontojë skelën ku hajdutët po i bëjnë edhe ca punë të mira, duke i hedhur baltë në fytyrë njëri-tjetrit. /Pamfleti

hajdutë

Lini një Përgjigje