
Një zjarr i përmasave të mëdha, që duket se ka dalë jashtë kontrollit, ka përfshirë Francën jugore. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prej 16,000 hektarë që në 24 orët e fundit është nën pushtetin e flakëve, që po shkatërrojnë vargmalin Corbières.
Një grua rreth të gjashtëdhjetave u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, një person tjetër rezulton i zhdukur dhe 9 të tjerë janë plagosur.
Në videot e xhiruara nga zjarrfikësit, retë e tymit kanë transformuar peizazhin. Flaka të kuqe dhe vjollcë rrethojnë rrugët dhe duket se mbahen nga një erë e fortë.
Rreth 1900 zjarrfikës me 500 automjete po bëjnë një përpjekje mbinjerëzore për të kontrolluar zjarrin e madh pyjor që ka shkatërruar tashmë një zonë më të madhe se Parisi, ndërsa flakët përhapen me shpejtësi nëpër pyje dhe fshatra, duke i detyruar banorët dhe turistët të largohen nga zona.

Shumë rrugë në zonë janë të mbyllura.
Deri më tani, janë djegur 14,000 hektarë, një sipërfaqe e ngjashme me atë të djegur në të gjithë Francën në vitin 2024 dhe më shumë se dyfishi i sipërfaqes së prekur nga zjarret pyjore në vitin 2023.
Prefektura tha se zjarri po lëvizte "shumë shpejt" dhe se gati 2,000 zjarrfikës po përpiqeshin ta shuanin atë.
Rreth 2,500 familje në zonë aktualisht mbeten pa energji elektrike, shtoi ai.
Zyrtarët dhe ekspertët paralajmëruan se era mund të ndryshojë drejtim, duke i komplikuar më tej përpjekjet për të luftuar zjarrin.
Ndërkohë, ka nisur një hetim për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri të madh, njoftoi zyra e prokurorit të Carcassonne herët pasditen e sotme.
???????? #FeuDeForêt dans le massif des Corbières (11) : près de 2 000 sapeurs-pompiers et sapeurs-sauveteurs sont engagés. Ils ont lutté toute la nuit et ont été appuyés dès ce matin par 4 #Canadair, 3 #Dash, 1 #Beech, 2 avions bombardiers d'eau et 2 hélicoptères bombardiers d'eau.… pic.twitter.com/WMibTYh0oI
— Sécurité Civile (@SecCivileFrance) August 6, 2025
Images terribles d'une vraie catastrophe: l'incendie qui dévore le massif des Corbières entre Toulouse et Carcassonne a déjà détruit plus de 13 000 hectares en moins de 24 heures. pic.twitter.com/xuppjFO7WY
— Thierry de Cabarrus (@tcabarrus) August 6, 2025
Lini një Përgjigje