TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2023, 20:28

Zgjedhjet në zonat e aneksuara nga Rusia, politikani ukrainas: Qytetarët po detyrohen me forcë të votojnë

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në zonat e aneksuara nga Rusia, politikani ukrainas:

Rusia ka nisur sot votimet e parakohshme në territoret e Ukrainës që ka vënë nën kontrollin e saj, në kuadër të zgjedhjeve që do të mbahen në disa rajone të Rusisë më 10 shtator.

Moska ka vënë nën kontrollin e saj pak më pak se 20% të territorit ukrainas: Krimenë, të cilën e aneksoi në vitin 2014, si dhe pjesën më të madhe të Oblastit të Luhanskut dhe pjesë të Donetskut, Zaporizhias dhe Khersonit.

Zgjedhjet në këto zona, të cilat Ukraina i ka dënuar, do të mbahen më 10 shtator, por autoritetet pushtuese po zhvillojnë “votim të hershëm” nga sot në rajonet e Donetsk dhe Zaporizhia dhe nga 2 shtatori në ato të Kherson dhe Luhansk.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka zgjedhur guvernatorët nga politikanët veteranë pro-rusë.

“Zyrtarët e instaluar nga Rusia do të ecin nga shtëpia në shtëpi, siç bënin më parë, duke folur me njerëzit. Aty pranë qëndrojnë dy ushtarë, me automatikë dhe i thonë popullit se duhet të votojnë. Është e qartë se nuk ka besim nga njerëzit ndaj këtij procesi, i cili duhet të quhet zgjedhje e rreme”, tha kryebashkiaku ukrainas në mërgim i Mariupolit, Vadym Boichenko.

rusi zgjedhje ukraine

Lini një Përgjigje