TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2023, 20:27

‘Lufta’ për kreun e ri të NATO-s, Stoltenberg konfirmon largimin vitin e ardhshëm

Shkruar nga Pamfleti

‘Lufta’ për kreun e ri të NATO-s, Stoltenberg konfirmon

Kreu i NAATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi për CNN se do të largohet nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në tetor 2024.

Ai ishte vendosur të jepte dorëheqjen këtë vit, por me luftën në Ukrainë, aleanca e zgjati mandatin e tij me 12 muaj të tjerë.

I pyetur nëse ky vit është vërtet zgjatja e tij e fundit, ish-kryeministri norvegjez tha: “Po, kjo është zgjatja ime e fundit.

Është një privilegj të shërbesh si sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe është jashtëzakonisht kuptimplotë, veçanërisht tani, kur ka një luftë të plotë në Evropë. Ne kemi nevojë që Evropa dhe Amerika e Veriut të qëndrojnë së bashku dhe të jesh sekretar i përgjithshëm për të ndihmuar që kjo të ndodhë, ka qenë me të vërtetë një privilegj i madh”, tha ai. 

Kujtojmë se vende si Franca, Gjermania, Brtiania e Madhe dhe SHBA po tentojnë të vendosin "njeriun" e tyre nël krye të Aleancës, kjo ka nisur një 'luftë të ftohtë' mes vendeve anëtare. 

stoltenberg nato

Lini një Përgjigje