TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2023, 18:45

Akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, Trump deklarohet i pafajshëm

Shkruar nga Pamfleti

Akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale, Trump deklarohet

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat se tentoi në mënyrë të paligjshme të përmbysë rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 në Xhorxhia. Ai nuk do të marrë pjesë në një seancë dëgjimore të javës së ardhshme.

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë të Fultonit, Scott McAfee, kishte caktuar seancat dëgjimore për Trumpin dhe 18 të tjerët të akuzuar në këtë rast për 6 shtator. Por, një dokument i publikuar tani bën të ditur se Trump nuk do të ketë nevojë të paraqitet në atë seancë.

Vendimi për mos u paraqitur personalisht bën që ish-presidenti republikan të mos detyrohet të deklarohet i “pafajshëm” në një sallë gjyqi. Gjykatat në Xhorxhia kanë rregulla mjaft të lehta për lejimin e kamerave televizive në sallën e gjyqit dhe ky hap do të thotë që Trump nuk do të duhet të deklarohet lidhur me akuzat ndaj tij në televizion.

trump akuza zgjedhje

Lini një Përgjigje