TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2023, 15:25

Lufta e stërzgjatur “shteron” rezervat e Moskës, Putin kërkon armë nga Koreja e Veriut

Shkruar nga Pamfleti

Lufta e stërzgjatur “shteron” rezervat e Moskës, Putin

Beteja në frontin lindor të Ukrainës po arrin në një pikë të rëndësishme. Por ushtria ruse duket se po has vështirësi në furnizimin me municione, të cilat pas pothuajse një vit e gjysmë luftë duket se po shterohen.

Duke qenë se ushtria nuk mund të funksionojë pa municione, ministri rus i Mbrojtjes u tha punëtorëve në një impiant ushtarak në rajonin e Tulës që të intensifikojnë prodhimin pa pushim. Madje së fundmi, Sergei Shoigu udhëtoi në Korenë e Veriut për të bindur Penianin për t’i shitur municione Rusisë.

Çdo marrëveshje armësh mes Koresë dhe Rusisë do të shkelë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne po e monitorojmë me kujdes situatën dhe i bëjmë thirrje Koresë së Veriut të ndërpresë negociatat me Rusinë dhe t’i bindet zotimeve publike se nuk do t’i shesë armë Moskës”, deklaroi John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA.

Ndërkohë, autoritetet ruse kanë deklaruar se sulmi me dronë i së martës ndaj aeroportit Peskov nuk do të kalojë pa marrë përgjigje.

putin kim jong un

Lini një Përgjigje