“Vetëm rizgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë, i jep fund luftës në Ukrainë”.
Kjo është deklarata e fundit e kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban gjatë një interviste për ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson.
Lideri hungarez, lavdëroi politikën e jashtme të Trump, ndërsa kritikoi administratën e Joe Biden dhe qasjen e saj ndaj luftës.
Ai shton se kthimi i Trump do të ishte e vetmja rrugëdalje nga konflikti.
“Rusët janë shumë më të fortë, shumë më të shumtë se ukrainasit. Thirrni përsëri Trumpin… Trump është njeriu që mund të shpëtojë botën perëndimore”, tha Orban.
Megjithëse Trump përballet me akuza penale për gjoja përpjekje për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, kthimi i ish-presidentit në detyrë do të ishte "rruga e vetme për të dalë" nga konflikti, argumentoi Orbán, duke e quajtur "gënjeshtër" çdo sugjerim se Ukraina mund të mposhtë Rusinë.
Lini një Përgjigje