TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2023, 08:55

Tragjedia në Itali, zbardhet identiteti i 5 viktimave që u përplasën nga treni

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Itali, zbardhet identiteti i 5 viktimave që u

Personat që shihni në foto janë 5 punëtorët që mbetën viktimë në saj të një aksidenti hekurudhor në Torino. 

Mediat italiane kanë identifikuar edhe viktimat nga aksidenti tragjik, Kevin Laganà, 22 vjeç, nga Vercelli, Michael Zanera, 34 vjeç, nga Vercelli, Giuseppe Sorvillo, 43 vjeç, lindur në Capua dhe banues në Brandizzo, Giuseppe Saverio Lombardo, lindur në Marsala dhe banues në Vercelli dhe Giuseppe Aversa.

Aksidenti ka ndodhur në mesnatë mes Chivasso dhe Brandizzo në një zonë ku po punonin punonjësit e kontraktorit që mirëmban hekurudhën ndërsa treni arrit të frenojnë 1 km nga vendi ku përplasi punëtorët.

Treni shkonte drejt Torinos me një shpejtësi 160 km/orë, ai ishte bosh dhe transportonte vagonët për në një tjetër stacion. Dinamika e ngjarjes dhe hetime po shqyrtohet nga autoritetet kompetente dhe nga Rete Ferroviaria Italiana. Punëtorët ishin të gjithë punonjës të një kompanie të jashtme, Sigifer e Borgo Vercelli. Në vendngjarje ndodheshin patrulla të shumta të forcave të policisë, karabinierëve dhe Polferit, si dhe ekipe të ndryshme zjarrfikëse.

 Aktualisht është pezulluar qarkullimi hekurudhor ndërsa shumë udhëtime me tren janë anuluar.

 

aksidenti hekurudhor në torino

Lini një Përgjigje