TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2023, 07:27

Tragjedi në Itali, treni merr përpara punëtorët teksa po rregullonin hekurudhën në Torino; raportohen 5 të vdekur

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedi në Itali, treni merr përpara punëtorët teksa po

Një aksident tragjik është regjistruar në Torino ku një tren me shpejtësi të lartë përplasi për vdekje 5 punëtore dhe lëndoi dy të tjerë teksa ishin duke rregulluar shinat. Aksidenti ndodhi pak pas mesnate në linjën Torino-Milano mes Chivasso-s dhe Brandizzo-s.

Treni pa pasagjer goditi për vdekje punëtorët po udhëtonte me 160 km në orë drejt Torinos, duke i marrë zvarrë për rreth 1 kilometër.

Grupi i punëtorëve ishte i zënë duke ndërruar rreth dhjetë metra hekurudhë.

"Ata kanë vdekur të gjithë" dëgjohet të bërtiturat nga shinat në stacionin Brandizzo. Treni goditi disa punëtorë që ishin të angazhuar në punë mirëmbajtjeje në linjë. Janë pesë viktima, më i riu ishte 22 vjeç. Ata ishin të gjithë piemontezë.

Dy punëtorë të tjerë u dërguan në spital të tronditur, por nuk u lënduan.
Punëtorët ishin të gjithë punonjës të një kompanie të jashtme, Sigifer e Borgo Vercelli. Në vendngjarje ndodheshin patrulla të shumta të forcave të policisë, karabinierëve dhe Polferit, si dhe ekipe të ndryshme zjarrfikëse.

Viktimat janë ende të paidentifikuar ndërsa po hetohet dinamika e aksidentit.

Aktukalisht është pezulluar qarkullimi hekurudhor ndërsa shumë udhëtime me tren janë anuluar.

Tragjedi në Itali, treni merr përpara punëtorët teksa po

 

Lini një Përgjigje