TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Gusht 2023, 19:59

Ukraina kthehet në “shushunjë” për Perëndimin/ Pas miliarda dollarësh armatime, kërkon edhe 160 avionë F-16

Shkruar nga Pamfleti

Ukraina kthehet në “shushunjë” për Perëndimin/

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk ndalet duke kërkuar ndihma nga Perëndimi, pavarësisht se miliarda dollarë janë shpenzuar për furnizimin e Ukrainës me armë. Në një intervistë për televizionin kombëtarë të Ukrainës ai ka kërkuar 160 avionë luftarakë f-16 për t’i bërë ballë sulmit të Rusisë.

“Për një forcë ajrore efektive, ne kemi nevojë për 160 avionë luftarakë. Kjo do të parandalojë efektivisht dominimin rus në hapësirën ajrore të Ukrainës”, tha Zelensky në një intervistë televizive me rrjetin televiziv publik kombëtar të Portugalisë.

Zelensky tha se Ukraina ka marrë premtime për 50 ose 60 F-16 amerikanë nga vende të ndryshme evropiane, por këto nuk do të jenë të mjaftueshme sipas tij, për këtë arsye shtoi Zelensky duhet të dhurohen edhe 100 avionë më shumë se sa janë premtuar.

Ndërkohë, zëdhënësi i Forcave Ajrore Yuriy Ikhnat tha më herët se vendit i duhen rreth 128 F-16. 

zelensky f16

Lini një Përgjigje