Volodymyr Zelensky, President i Ukrainës dhe Donald Trump, Presidenti i SHBA, do të takohen të dielën, 28 dhjetor, në Florida.
“Kemi një axhendë të plotë dhe takimi do të zhvillohet këtë fundjavë, besoj të dielën, në Florida, ku do të shohim Presidentin Trump”, u tha udhëheqësi ukrainas gazetarëve, siç raportohet nga RBC-Ukrainë.
Ai u shpreh se do të diskutojmë garancitë e sigurisë dhe ka shumë dokumente në këtë paketë dhe shpresojmë se do të gjejmë një mënyrë për të diskutuar gjithçka , duke vënë në dukje se përfaqësuesit e vendeve evropiane gjithashtu mund të marrin pjesë pjesërisht në bisedime.
“Do të jem në kontakt të vazhdueshëm me ta. Do të donim që evropianët të ishin të pranishëm”, tha Zelensky, duke pranuar vështirësinë e një takimi fizik.
“Të paktën, do të lidhemi në internet dhe partnerët tanë do të komunikojnë”, tha ai.
Plani 20-pikësh i paqes i SHBA-së për Ukrainën është "rreth 90% gati", njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
"Plani 20-pikësh mbi të cilin po punojmë është 90% gati. Detyra jonë është të sigurohemi që gjithçka është 100% gati. Nuk është e lehtë, por duhet t'i afrohemi rezultatit të dëshiruar me çdo takim, me çdo diskutim", tha Zelensky.
Takimi i njoftuar është zhvillimi më i fundit në një iniciativë të gjerë diplomatike të udhëhequr nga SHBA-të për t'i dhënë fund luftës gati katërvjeçare në Ukrainë, por përpjekjet kanë hasur kërkesa të forta kontradiktore nga Moska dhe Kievi.
Lini një Përgjigje