
Një gjykatë në Moskë dënoi ish-punonjësin e Ministrisë së Jashtme ruse, Arseniy Konovalov, me 12 vjet burg.
Ai akuzohet për spiunazh, ndërsa dyshohet se i ka dhënë informacione sekrete inteligjencës amerikane, raportoi Interfax të premten, duke cituar Shërbimin Federal të Sigurisë Ruse (FSB).
Konovalov, "ndërsa ishte në një detyrë afatgjatë në Shtetet e Bashkuara, i kaloi inteligjencës amerikane informacione sekrete që i kishin ardhur në dijeni gjatë kryerjes së detyrave të tij në këmbim të një shpërblimi monetar", raportoi agjencia duke cituar FSB-në.
Lini një Përgjigje