TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2023, 22:33

‘Vetëvrasjet’, helmimet dhe vdekjet misterioze të armiqve të Putin, arsyeja pse Prigozhin tani duhet të ruajë shpinën!

Shkruar nga Pamfleti
‘Vetëvrasjet’, helmimet dhe vdekjet misterioze të armiqve
Putin dhe besnikët e tij të vdekur

Plot 39 kritikë të presidentit Putin kanë vdekur në mënyrë misterioze, prandaj kreu i Wagner duhet të fillojë të ketë frikë...

Në Rusi, në Evropë dhe madje edhe në Amerikë ka kaq shumë armiq të betuar të Vladimir Putinit, që kanë pasur një fund të keq. Aksidente të pashpjegueshme, sulme, vetëvrasje dhe madje vrasje të përkryera.

Faqja Gbnews.com ka llogaritur se vetëm që nga fillimi i operacionit special ushtarak në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar, ka pasur 39 vdekje misterioze të njerëzve që kishin të bënin me presidentin rus.

Dhe tani që Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se hetimi penal ndaj Prigozhin nuk është mbyllur, ndryshe nga sa u përfol pas marrëveshjes të së shtunës, shumë mendojnë se edhe kreu i Wagner do të bënte mirë të ruante shpinën.

Rasti i fundit i vdekjeve misterioze, ishte tre muaj më parë kur oligarku Sergej Grishin vdiq nga septicemia në Moskë. Ai ishte o njohur për shitjen e vilës së tij në Kaliforni te Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan. Jo një personazh shumë i famshëm, por ende një ish-bankier që kishte kritikuar ashpër punën e kreut të Kremlinit, si sipërmarrës të tjerë të përfshirë në zinxhirë të çuditshëm vrasjesh-vetëvrasjesh së bashku me të gjithë familjen janë: Vasily Melnikov, Vladislav Avayev dhe Sergei Protosenya.

Shumë më i njohur dhe i lidhur pothuajse në mënyrë të padiskutueshme me aparatet shtetërore, është rasti i Aleksej Navalny, kundërshtari kryesor politik i Putinit, i cili u helmua përpara se të shkonte në një burg në Siberi.

Rasti tjetër i bujshëm, në të cilin personazhet e lidhur me shërbimet sekrete ruse kanë përdorur materiale toksike (në këtë rast radioaktiv) është ai i Aleksandr Litvinenkos, një nga atentatet e para të shkëlqyera , që ndodhi në Londër në vitin 2006. Ai ishte një ish-agjent që braktisi shërbimin rus. Dy ish kolegë të tij i shërbyen një filxhan çaj me polonium në një hotel në Mayfair. Ai vdiq në spital pas një agonie të tmerrshme.

Në të njëjtën vjeshtë të vitit 2006, gazetarja Anna Politkovskaya u qëllua për vdekje teksa priste ashensorin e shtëpisë së saj. Në fakt dikush më parë kishte tentuar ta helmonte në avion, por nuk ja arriti.

Përsëri me armë zjarri u vranë disa eksponentë të organizatave të të drejtave të njeriut , si Natalia Estemirova , e rrëmbyer dhe e vrarë në vitin 2009, avokati Stanislav Markelov dhe gazetarja Anastasia Baburova , të qëlluar së bashku në të njëjtin vit. Dhe Boris Nemtsov , një anëtar udhëheqës i opozitës, i cili ishte gjithashtu zëvendëskryeministër nën Jelcin, i cili u qëllua pranë Kremlinit në 2015.

Po ashtu pati raste të panumërta aksidentesh dhe të gjitha mjaft të çuditshme. Si rasti i Mikhail Lesin , i cili kishte qenë ministër i informacionit me Putinin dhe që në vitin 2015 u gjet i vdekur në një dhomë hoteli në Uashington.

Fundi ka qenë fatal edhe për disa kritikë të Kremlinit. Më të njohurit, ndoshta, janë ish-kryetari i kompanisë së naftës Lukoil, Ravil Maganov dhe miliarderi Pavel Antonov , që të dy vdiqën vitin e kaluar pasi sulmun Operacionin Special Ushtarak. Maganov ra nga dritarja e një spitali në Moskë, ndërsa Antonov fluturoi nga dritarja e një hoteli ndërsa ishte në Indi për të festuar ditëlindjen e tij. prandaj Prigozhin duhet të kujdeset sepse mund të ketë fatinë tyre. /Përshtati “Pamfleti” nga “Corriere Della Sera”

putin prigozhin

Lini një Përgjigje