
Presidenti rus Vladimir Putin, pas përfundimit të fjalimit drejtuar popullit rus lidhur me kreyngritjen e Wagner ka nisur një takim urgjent me krerët e agjencive të sigurisë.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, në takim ndodhen nga ministri i Mbrojtjes Shoigu deri te drejtori i FSB-së Bortnikov. Qëllimi i takimit mbetet tepër sekret, por një gjë është e sigurt se në atë tryezë do të merren vendime të rëndësishme për të ardhmen e atyre që tentuan të rrëzojnë regjimin e Putinit.
"Pas mbajtjes së fjalimit të tij, Vladimir Putin aktualisht është duke mbajtur një takim pune me pjesëmarrjen e Prokurorit të Përgjithshëm Igor Krasnov, shefit të shtabit të Kremlinit Anton Vaino, ministrit të brendshëm Vladimir Kolokoltsev, ministrit të mbrojtjes Sergei Shoigu, drejtorit të FSB Alexander Bortnikov, kreut të Gardës Kombëtare. Viktor Zolotov, kreu i FSO Dmitry Kochnev dhe kreu i Komitetit Hetues Alexander Bastrykin", tha ai, raporton RIA Novosti.
Lini një Përgjigje