TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2023, 21:39

Putin i prerë me ushtarët e Wagner: Nëse doni të rrini në Rusi bashkohuni me ushtrinë tonë, ndryshe shkoni në Bjellorusi

Shkruar nga Pamfleti

Putin i prerë me ushtarët e Wagner: Nëse doni të rrini

Presidenti rus Vladimir Putin ju drejtua sot qytetarëve mbi tentativën e Wagner për grusht shteti.

Putin u shpreh se “çdo lloj shantazhi ndaj Rusisë është i dënuar të dështojë”, dhe se Perëndimi e Kievi donin që ushtarët rusë të vrisnin njëri-tjetrin gjatë këtij episodi. Nga ana tjetër ai tha se do e mbajë fjalën e tij dhe ata ushtarë që duan të shkojnë në Bjellorusi janë të lirë të shkojnë.

"Ne e dimë se shumica dërrmuese e luftëtarëve dhe komandantëve të Wagnerit janë patriotë. Ata u tërhoqën në këtë aventurë. Ata janë heronj që luftuan në Bakhmut", tha ai.

Putin më pas falënderoi Lukashenkon dhe u kërkoi njerëzve të Wagner të nënshkruajnë një kontratë vullnetare me Ministrinë e Mbrojtjes, të kthehen në shtëpi ose të transferohen në Bjellorusi, ku po krijohen kampe për kompaninë private ushtarake.

putin

Lini një Përgjigje