TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Qershor 2023, 20:05

“Fjalët ishin nga më vulgaret”/ Zbardhen telefonatat e Lukashenkos që i dhanë fund konfliktit në Rusi, bisedat e ashpra me Putinin dhe Prigozhin

Shkruar nga Pamfleti

“Fjalët ishin nga më vulgaret”/ Zbardhen telefonatat e

Ndërhyrja e presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, dyshohet se i dha fund rebelimit të Wagner në Rusi.

Agjencia shtetërore bjelloruse e lajmeve “Belta” raportoi se Vladimir Putin i telefonoi Lukashenkos të shtunën në mëngjes, pasi situata po acarohej.  

Një propagandist i qeverisë bjelloruse, Vadim Gigin, u tha mediave se Putin ishte "skeptik për mundësinë e negociatave dhe dyshonte nëse Yevgeny Prigozhin do ta hapte telefonin, pasi në atë kohë ai nuk fliste me askënd".

Megjithatë presidenti rus pranoi ndërmjetësimin dhe Lukashenko i telefonoi shefit të Wagner, Yevgeny Prigozhin. Biseda mes dyshes ishte "shumë e vështirë", tha zoti Gigin.

Ato kaluan menjëherë në biseda dhe shprehje aq vulgare, sa do të bënin çdo nënë të ndjehej keq nëse do t’i dëgjonte. Biseda ishte e vështirë, dhe me sa më thanë, shumë ‘mashkullore’”, tha ai.

Natyrisht, media e kontrolluar nga shteti bjellorus e “ngrenë në qiell” Lukashenkon, por vetë Prigozhin tha në deklaratën e tij të fundit se zoti Lukashenko kishte "shtrirë dorën dhe kishte ofruar të gjente zgjidhje për funksionimin e mëtejshëm të Wagner në një juridiksion legjitim".

Lini një Përgjigje