
Ka ende shumë mister se përse kreu i grupit Wagner u tërhoq papritur nga marshimi drejt Moskës. Prigozhin shprehet se nuk dëshironte gjakderdhje, por deklarata e tij nuk ka bindur shumë sepse ai e dinte që në nisje se futja në Moskë do sillte viktima.
Por shërbimet e huaj kanë ngritur dyshime se Putin ka punuar në prapaskenë dhe i detyroi ë tërhiqen.
Sipas britanikëve, shërbimet ruse të inteligjencës kërcënuan se do të “shfarosnin” familjet e krerëve të Wagner-it përpara se Yevgeny Prigozhin të anulonte përparimin e tij në Moskë.
Është zbuluar gjithashtu se forca mercenare kishte vetëm 8,000 luftëtarë, në vend të 25,000 forcave që pretendonte Prigozhin.
Vladimir Putin tani do të përpiqet të asimilojë ushtarët e Grupit Wagner në ushtrinë ruse dhe të largojë ish-udhëheqësit e saj, sipas The Telegraph.
Mbetet ende mister se çfarë marrëveshjeje formale është arritur. Kremlini tha të shtunën se Prigozhin do të shkonte në Bjellorusi në këmbim të një faljeje mbi akuzat për tradhti.
Lini një Përgjigje