
Presidenti rus, Vladimir Putin i është drejtuar kombit me një deklaratë për shtyp, për trazirat që ndodhën dy ditë më parë në Moskë. Gjatë fjalës së tij Putin tha se organizatorët e kryengritjes do të sillen para drejtësisë dhe se rebelimi ishte një aktivitet kriminal që synonte dobësimin e Rusisë.
Më tej Putin shtoi se rebelimi do të ishte shtypur dhe se të gjitha vendimet e nevojshme për të neutralizuar kërcënimin ishin marrë që në fillim.
Despoti rus theksoi se përplasja me Wagner-in u shmang qëllimisht për shkak se shumica dërrmuese e ushtrisë private përbëhet nga patriotë rusë dhe një gjë e tillë do t'i bënte qejfin Perëndimit dhe Kievit, të cilët sipas tij donin që ushtarët rusë të vrisnin njëri-tjetrin. Putin nuk nguroi të falënderojë disa nga udhëheqësit e Wagner-it të cilët sipas tij nuk ishin dakord të përplaseshin me ushtrinë ruse dhe vendosën të ndalonin rebelimin.
Ndërkohë Putin tha se marrëveshja për pjestarët e Wagnerit do të zbartohet me përpikmëri, duke shtuar se të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e ushtrisë së madhe ruse mund të nënshkruajnë kontratën me ministrin e Mbrojtjes. Sa i takon atyre që refuzojnë, Putin e bëri të qartë se ata do të transferohen në Bjellorusi.
Në përfundim të fjalimit, Putin falënderoi publikun rus për mbështetjen, Lukashenkon për zgjidhjen paqësore dhe autoritetet ruse për punën e palodhshme.
"Dua të falenderoj popullin për "rezistencën, kohezionin dhe patriotizmin e tij. Që nga fillimi i ngjarjeve, me udhëzimet e mia të drejtpërdrejta, u ndërmorën hapa për të shmangur shumë gjakderdhje. U desh kohë, duke përfshirë edhe për t'u dhënë atyre që bënë një gabim një shans për të ndryshuar mendje, [për ta bërë] të qartë se veprimet e tyre u refuzuan fuqishëm nga shoqëria dhe se çfarë pasojash tragjike, shkatërruese për Rusinë, për shtetin tonë solli aventura të cilën ata ndërmorën.
Organizatorët e këtij rebelimi do të sillen para drejtësisë, ky aktivitet kriminal synonte dobësimin e vendit. Çdo lloj shantazhi ndaj Rusisë është i synuar të dështojë, pavarësisht dëshirave të shumta që shoqëria jonë të copëtohet...
Shumica dërrmuese e kompanisë Wagner janë patriotë të Rusisë. Dua të falenderojë ata ushtarë dhe udhëheqës të Wagner që shmangën gjakderdhjen e mëtejshme.
Sot ju keni mundësinë të vazhdoni t'i shërbeni Rusisë duke lidhur një kontratë me Ministrinë e Mbrojtjes ose agjenci të tjera ligjzbatuese, ose të ktheheni te familja dhe miqtë tuaj. Kushdo që dëshiron mund të shkojë në Bjellorusi. Zgjedhja është e juaja, por jam i sigurt se do të jetë zgjedhja e ushtarëve rusë që e kanë kuptuar gabimin e tyre tragjik”, tha ndër të tjera Putin./Pamfleti
Lini një Përgjigje