
Analistja britanike e sigurisë dhe mbrojtjes, Deborah Haynes është shprehur se pas përplasjes së avionit luftarak rus me dronin amerikan, SHBA po përpiqen të shkatërrojnë 'sekretet' që ndodhen në të, ndërsa Rusia po përpiqet ta marrë atë.
Sipas saj Shtetet e Bashkuara nuk kanë aktualisht aftësinë për të rikuperuar dronin MQ-9 Reaper i cili përmban informacione dhe elementë të ndjeshëm në bordin e saj.
"Amerikanët do të kenë bërë gjithçka që munden për t'u siguruar që çdo gjë që është sekrete të mos jetë e aksesueshme: të fshihet dhe të shkatërrohet", tha ajo.
Ajo shtoi se në të njëjtën kohë, rusët do të mobilizohen për të marrë mbetjet e dronit miliona dollarësh.
Ndërsa Rusia pretendoi se droni ishte pranë Krimesë, SHBA-ja e ka mohuar këtë, një shenjë e "luftës së informacionit" që shkon paralel me atë në fushën e betejës.
Lini një Përgjigje