
Ankth në NATO dhe gjithë fuqitë Perëndimore. Tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit kanë arritur kulmin ditën e sotme, duke shkuar prag një konflikti ushtarak. Një avion luftarak rus rrëzoi një dron të Forcave Ajrore të SHBA- së mbi Detin e Zi të martën pasi dëmtoi helikën e dronit MQ-9 Reaper, njofton një zyrtari amerikan.
Droni Reaper dhe dy avionë SU-27 Flanker po operonin mbi ujërat ndërkombëtare në Detin e Zi kur një nga avionët rusë fluturoi qëllimisht përpara dhe hodhi karburant mbi dronit pa pilot, Më pas një nga avionët dëmtoi helikën e Reaper, e cila është montuar në pjesën e pasme të dronit, tha zyrtari. Dëmtimi i helikës detyroi SHBA-në të rrëzonte Reaper në ujërat ndërkombëtare në Detin e Zi.
"Përafërsisht në orën 7:03 të mëngjesit (CET), një nga avionët rus Su-27 goditi helikën e MQ-9, duke shkaktuar që forcat amerikane të rrëzonin MQ-9 në ujërat ndërkombëtare. Disa herë përpara përplasjes, Su-27 hodhi karburant dhe fluturoi përpara MQ-9 në një mënyrë të pamatur, të pasigurt për mjedisin dhe joprofesionale. Ky incident tregon mungesë kompetence përveçse të pasigurt dhe joprofesionist. Aeroplani ynë MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u kap dhe u godit nga një avion rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të plotë të MQ-9. Në fakt, ky akt i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e të dy avionëve. Aeroplanët e SHBA-së dhe aleatëve do të vazhdojnë të operojnë në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne u bëjmë thirrje rusëve të sillen në mënyrë profesionale dhe të sigurt”, tha gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, James B. Hecker.
Avionët rusë dhe amerikanë kanë operuar mbi Detin e Zi gjatë rrjedhës së luftës, por ky është ndërveprimi i parë i njohur i tillë, një përshkallëzim potencialisht i rrezikshëm në një kohë kritike të luftimeve. Droni Reaper mund të fluturojë deri në 50,000 këmbë, sipas Forcave Ajrore, dhe ka sensorë dhe aftësi për të mbledhur inteligjencë dhe për të kryer zbulim për periudha të gjata kohore, duke e bërë atë një platformë ideale për të gjurmuar lëvizjet në fushën e betejës.
Lini një Përgjigje