Rusia është shqetësuar tepër nga deklaratat e fundit të ministrit serb të Ekonomisë, Rade Basta i cili tha se Serbia duhet të vendos sanksione ndaj Moskës.
Lidhur me këtë rast ka reaguar zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i cili u mundua të qetësonte situatën dhe teksa shtoi se Rusia e vlerëson qëndrimin e Serbisë për të mos vendosur sanksione ndaj Moskës, pavarësisht presioneve të bëra nga Perëndimi.
Ai shtoi gjithashtu se Serbia do të vazhdojnë të diskutojnë çështjet e vështira dypalëshe si partnerë dhe miq të mirë.
“Natyrisht, ne do të vazhdojmë të diskutojmë çështjet më të vështira në agjendën e marrëdhënieve tona me miqtë tanë serbë si partnerë. Serbët janë miqtë tanë të mirë dhe ne e dimë se Serbia është përballur me presion të paparë nga Perëndimi kolektiv për qëndrimin e saj miqësor ndaj vendit tonë. Ne e vlerësojmë shumë pozicionin që vendi ka zënë”, shtoi zëdhënësi i Kremlinit.
Ndërsa sa i takon deklaratave të ministrit serb, Peskov tha se ka mendime ndryshe, por që kritikohen rëndë nga populli.
"Ne e dimë se idetë e ndryshme nga linja e përgjithshme e Beogradit nuk janë gjithmonë të njohura në Serbi dhe kritikohen rëndë nga populli serb," tha Peskov.
Rusia është frikësuar se mund të humbasë aleatin e saj të vetëm në Ballkan dhe po bënë përpjekjet e saj për të ndaluar një gjë të tillë. Ndërkohë që Serbia tani ndodhet mes dy “zjarreve” dhe po përballet me presione nga të dyja krahët.
Lini një Përgjigje