TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2023, 15:16

Ministri serb trondit Beogradin, kërkon sanksione ndaj Rusisë; alarmohet Moska

Shkruar nga Pamfleti

Ministri serb trondit Beogradin, kërkon sanksione ndaj Rusisë;

Ministri i Ekonomisë, që vjen nga partia e Ivica Daçiç ka deklaruar se ka ardhur koha e sanksioneve ndaj Rusisë...

Deklarata e ministrit të Ekonomisë në Serbi, Radet Basta, se Beogradi duhet të vendosë sanksione ndaj Rusisë ka trazuar ujërat në politikën vendase. Ai vjen nga partia e Ivica Daçiç, i cili njihet si politikani më pro rus në vend.

Dje dhe sot ka pasur shumë deklarata se ai duhet të shkarkohet. Kërkesën për shkarkimin e Bastës ka bërë edhe Lëvizja Socialiste, drejtues i së cilës deri vonë ishte Aleksandar Vulin, tashmë drejtor i BIA-s.

Nuk është çudi që agjencia ruse TASS e ka vënë theksin te ky zhvillim dhe duhet përmendur faktin se deklarata e Bastës preku edhe Maria Zakharovan, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, e cila deklaroi se Basta duhej të ishte shprehur kundër SHBA-së dhe jo të kërkonte sanksione ndaj Rusisë.

“Çfarë pozicioni i çuditshëm: SHBA po i bën presion Serbisë dhe një ministër serb po bën thirrje për masa kundër Rusisë”, tha ajo.

Për momentin, progresistët heshtin dhe presin çfarë do të thotë shefi i tyre, Aleksandar Vuçiç.

Përkatësisht, Basta në një postim në Instagram ka kërkuar që ministrat në qeveri të deklarohen për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është nën presion të madh për këtë.

Vendi sot po paguan një çmim të madh për shkak të mos vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe kjo po bëhet e paduruar. Unë si ministër i Ekonomisë shikoj se sa presioni i madh po bëhet mbi presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç, e në të gjithë botën e heshtim, këtë s'mund ta pranoj. Unë jam për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, e qëndroj krah me presidentin Vuçiç në mbrojtje të interesit dhe kam besim absolut në të. Për këtë arsye kërkoj nga gjithë ministrat dhe nga qeveria e Serbisë që sqarohen rreth kësaj çështje”, ka shkruar ai.

Ivica Daçiç ka reaguar me shpejtësi edhe në profilin e tij në Instagram, gjë që është shumë e pazakontë për të, duke thënë se “socialistët mbështesin me vendosmëri qëndrimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, se Serbia dënon shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës, por se ajo nuk është në favor të vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”.

Mbetet për t'u parë nëse Vuçiç do t'u japë socialistëve një "karton të verdhë" dhe deri atëherë, një pjesë e opinionit mendon se deklarata e Bastës është vetëm një “shashkë” për të përgatitur publikun për vendosjen e sanksioneve, raporton “Danas”. /Pamfleti

dacici sanksione serbi rusi

Lini një Përgjigje