TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2023, 19:32

Incidenti mbi Detin e Zi, Uashingtoni thërret ambasadorin rus; NATO njofton anëtarët e aleancës

Shkruar nga Pamfleti

Incidenti mbi Detin e Zi, Uashingtoni thërret ambasadorin rus; NATO njofton

Rrëzimi i avionit pa pilot të SHBA-së nga avionët rusë mbi Detin e Zi ka alarmuar Uashingtonin dhe NATO-n. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby tha se presidenti Joe Biden është informuar menjëherë për incidentin, teksa shtoi se veprimi i Rusisë ishte "i pasigurt dhe joprofesional".

Ai shtoi gjithashtu se Departamenti Amerikan i Shtetit do t'u bëjë të njohura zyrtarëve rusë shqetësimet lidhur me situatën, teksa ambasadorin rus në SHBA është thirrur nga Shtëpia e Bardhë.

Ndërkohë që rreth orës 18:30 me orën lokale, Pentagoni pritet të dalë me një deklaratë urgjente për shtyp. Ku Mara Karlin, që vepron si zëvendëssekretare e mbrojtjes për politikën, dhe sekretari i shtypit Pat Ryder do të informojnë mediat mbi situatën në Detin e Zi.

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka informuar gjithashtu aleatët perëndimorë për incidentin e raportuar mbi Detin e Zi. Gjenerali Christopher Cavoli thuhet se ka informuar të 30 vendet anëtare për situatën, në të cilën një dron MQ-9 Reaper u rrëzua në ujërat ndërkombëtare.

Gjenerali (Christopher) Cavoli ka informuar aleatët e NATO-s për incidentin sot”, tha një zyrtar.

Për shumë ekspert amerikanë të sigurisë ky veprim është një lloj forme provokimi nga ana e Rusisë. Por një veprim i tillë mund të sjellë konflikt mes dy superfuqive nëse SHBA vendos ti përgjigjet sulmit të Moskës.

Gjithsesi ende nuk ka një reagim zyrtarë nga ana e Moskës lidhur me rrëzimin e avionit pa pilot, por pritet që në orët në vazhdim edhe Kremlini të dalë më një deklaratë për shtyp lidhur me incidentin.

shba tensione rusia

Lini një Përgjigje