TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Mars 2023, 19:55

Incidenti mbi Detin e Zi, Rusia mohon përfshirjen: Avionët tanë nuk kanë goditur asnjë dron amerikan

Shkruar nga Pamfleti
Incidenti mbi Detin e Zi, Rusia mohon përfshirjen: Avionët tanë
Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu

Ministria ruse e Mbrojtjes ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur mbi Detin e Zi, ku një dron i SHBA-së pretendohet se është rrëzuar nga avionët rus.

Me anë të një deklarate për shtyp ministria ruse e mbrojtjes ka mohuar përfshirjen në incidentet, teksa ka shtuar se avionët luftarakë rusë nuk ranë fare në kontakt me dronin amerikan që u rrëzua mbi Detin e Zi.

Në deklaratë thuhet se droni amerikan është manovruar nga pilotët e tij shumë ashpër dhe kjo ka çuar në humbjen e lartësisë dhe më pas përplasjen e MQ-9 me ujin.

Ministria ruse tha gjithashtu se Droni po fluturonte drejt kufirit rus me transponderët e tij (pajisjet e komunikimit me valë) të fikura dhe shtoi se avionët rusë ishin në zonë vetëm për të identifikuar objektin.

Ndërkohë që Pentagoni pritet të dalë me një deklaratë për mediat për të sqaruar situatën.

rusia incidenti droni amerikan

Lini një Përgjigje