TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2025, 22:09

Trump trazon botën, Lideri Suprem i Iranit mesazh të prerë: Presionet nuk të pinë ujë me ne

Shkruar nga Pamfleti

Trump trazon botën, Lideri Suprem i Iranit mesazh të prerë:

Presidenti amerikan Donald Trump duket se po trazon botën. Irani i ka kthyer sot përgjigje Trumpit. Ky i fundit tha dje se i kishte dërguar një letër udhëheqjes iraniane për të negociuar një marrëveshje të re bërthamore.

Irani nuk do të pranojë presionin për të hyrë në negociata”, tha të shtunën lideri suprem i vendit Ayatollah Ali Khamenei.

Në një intervistë me Fox Business, Trump theksoi se “ka dy mënyra për t'u marrë me Iranin: ushtarakisht ose përmes një marrëveshjeje”, e cila në rast se arrihet do të parandalonte Teheranin nga marrja e armëve bërthamore.

Sipas mediave shtetërore iraniane, Khamenei, në një takim me zyrtarë të lartë iranianë, vuri në dukje se qëllimi i vërtetë i Uashingtonit nuk është të zgjidhë mosmarrëveshjet, por të vendosë kushtet e veta.

Këmbëngulja e disa qeverive që frikësojnë për negociata nuk ka për qëllim zgjidhjen e çështjeve, por imponimin dhe dominimin”, deklaroi ai.

Për ta, bisedimet janë një mekanizëm për të shtyrë përpara kërkesa të reja. Nuk ka të bëjë vetëm me programin bërthamor të Iranit. Irani nuk do të pranojë kushtet e tyre", nënvizoi ai.

Lini një Përgjigje