TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2025, 21:00

E keqja e errët e 'Trumponomisë': a po shkon SHBA drejt kolapsit financiar?

Shkruar nga Pamfleti

E keqja e errët e 'Trumponomisë': a po shkon SHBA drejt

Ekziston frika se shkurtimet e vazhdueshme nga puna të dhjetëra, qindra dhe mijëra zyrtarëve apo mbyllja e degëve të tëra të qeverisë, po dëmtojnë rritjen.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka paralajmëruar sanksione dhe tarifa dhe masa deri në arritjen e marrëveshjes së paqes me Ukrainën. SHBA-të vendosën tarifa prej 25% për eksportet nga Kanadaja dhe Meksika, dy partnerët e saj më të mëdhenj tregtarë. Uashingtoni dyfishoi po ashtu një tarifë të mëparshme prej 10% për importet kineze. Administrata e Trump-it njoftoi më herët shkurtimin e 1,600 vendeve të punës në Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) brenda Shteteve të Bashkuara.

Nuk dihet ende nëse janë shkurtimet e shpenzimeve, joshjet e vazhdueshme mbi tarifat apo diçka tjetër që nuk po lejon funksionim si duhet të “punëve” në Amerikë. Vetëm gjashtë javë pas rikthimit të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, të dhënat ekonomike dhe tregut kanë treguar vetëm shenja negative dhe zhgënjyese.

Veçanërisht në shtatë ditët e fundit, Trumponomia duket se goditet nga një e keqe e errët që po bllokon motorin më të fuqishëm të prodhimit në botë.

Standard and Poor's 500, ose thjesht S&P 500, është një indeks kryesor i tregut të aksioneve që ndjek performancën e aksioneve të 500 prej kompanive më të mëdha të listuara në bursat në Shtetet e Bashkuara.
S&P 500, indeksi kryesor amerikan i bursës, me një kapitalizëm prej 48 trilionë dollarësh dhe një rol jetik në kursimet në pension të qindra miliona amerikanëve, e mbylli javën me një rënie prej 3.1%. Një humbje e madhe që nga dita kur Trump u betua si presidenti i 47-të.

Kjo shifër tregon sinjale nga ekonomia: Ditën e djeshme Byroja e Statistikave të Punës raportoi se Amerika krijoi 151 mijë vende pune në shkurt, më pak se vlerësimi mesatar i analistëve prej 160 mijë. Papunësia, edhe pse e ulët, u rrit në 4.1% në shkurt kundrejt shpresave për stabilitet në 4%. Punësimi me kohë të pjesshme për arsye ekonomike u rrit në muajin shkurt në pothuajse 5 milionë, më i larti që nga maji i vitit 2021.

Pritjet e inflacionit të konsumatorëve janë rritur ndjeshëm, deri në atë pikë sa Rezerva duket se ka ndaluar uljen e normave, ndërsa bordi i konferencës dhe treguesit e Universitetit të Miçiganit sinjalizojnë një mosbesim në rritje ndaj familjeve rreth perspektivave të fuqisë së tyre blerëse.

Kjo pasiguri duhet t'i jetë transmetuar një pjese të vetë administratës Trump, edhe pse ai njoftoi tarifa prej 25% kundër Meksikës, Kanadasë dhe dyfishim tarifash shtesë mbi Kinën nga 10% në 20%.

Shenja të tjera pasigurie nga Trump dhe administrata e tij vijnë si pasojë e nevojës për të kamufluar ndikimin negativ të shkurtimeve të shpenzimeve të imponuara nga ekipi i "këshilltarëve" të Elon Musk.

Javën e kalur, Howard Lutnick, Sekretar i Tregtisë, shpjegoi se administrata po mendon të zbresë ndikimin e sektorit publik nga llogaritja zyrtare e prodhimit të brendshëm bruto. Menjëherë Elon Musk ofroi ndihmën e tij duke thënë se: "Një masë më e saktë e PBB-së do të përjashtonte shpenzimet publike". Pak ekspertë ranë dakord ndërsa argumentuan se “është e pamundur të matet një ekonomi pa marrë parasysh xhiron e kontratave publike për mbrojtjen, kërkimin mjekësor ose blerjen e barnave”.

Por, pas një ideje të tillë ekziston frika se shkurtimet e vazhdueshme nga puna të dhjetëra, qindra dhe mijëra zyrtarëve apo mbyllja e degëve të tëra të qeverisë, po dëmtojnë rritjen.

Administrata Trump më herët shpërbëu dy komitete teknikësh të pavarur – Komiteti Këshillimor Federal i Statistikave Ekonomike dhe Komiteti Këshillimor i Byrosë së Analizës Ekonomike – të cilët mbështetën agjencitë federale në garantimin e cilësisë së të dhënave mbi ekonominë.

Vetë Trump duket i mbytur nga dyshimet dhe hezitimet, ndërsa ditët e fundit presidenti po përdor njeriun më të pasur në botë Elon Musk. Bëhet fjalë për konfrontimin mes Sekretarit të Shtetit i SHBA-së Marco Rubio dhe këshilltari miliarder i Shtëpisë së Bardhë, Elon Musk për shkurtimet e stafit, duke detyruar Presidentin Trump të ndërhyjë.

Kërcënimet e vazhdueshme dhe kundërshtimet lidhur me tarifat dhe shpenzimet publike, nuk po sjellin "epokën e artë" që Trump premtoi. Madje po shton më shumë pasigurinë lidhur me ekonominë e SHBA./ Përshtati "Pamfleti" nga "Corriere della Sera".

Lini një Përgjigje