TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2025, 19:27

Organizoi festë për fitoren e Trump, por ju kthye në bumerang/ Dodik sulmon Marco Rubion

Shkruar nga Pamfleti

Organizoi festë për fitoren e Trump, por ju kthye në bumerang/

Ishte një ndër personat më të gëzuar nga fitorja e Trump, por duket se e gjitha ju kthye në bumerang. E kemi fjalën për Milorad Dodik, presidentin e Republikës Srpska, i cili madje organizoi festë të madhe pas fitores së Trump.

Sot ai mori goditje të fortë nga Sekretari Marco Rubio, i cili tha se veprimet e presidentit të Republikës Sërpska përbëjnë kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës, si dhe i minojnë institucionet shtetërore të vendit.

Milorad Dodik, ka reaguar mbi këto deklarata duke i cilësuar si të pasakta vlerësimet se veprimet e tij minojnë institucionet e Bosnje dhe Hercegovinës dhe rrezikojnë stabilitetin e vendit.

Ai gabon kur e thotë këtë. Do të ishte mirë të lexonte se çfarë po ndodh këtu dhe jo thjesht të pranojë narrativat e rreme të krijuara nga administrata e Biden”, tha Dodik.

Ai theksoi se Republika Srpska nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj, pavarësisht presioneve ndërkombëtare.

Ne nuk mund të heqim dorë nga objektivat dhe politikat tona, pavarësisht se kush është në anën tjetër. Sekretari i Shtetit ka bërë një sërë gabimesh dhe nuk ka kohë të merret me detaje”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje