
Komisioni Europian tha se do të reagojë në mënyrë të vendosur dhe të menjëhershme kundër barrierave të pajustifikuara ndaj tregtisë së lirë dhe të ndershme.
Ky reagim vjen pasi Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se administrata e tij së shpejti do të shpallë një tarifë 25% për importet nga BE.
“BE-ja nuk do të qëndrojë duarkryq. Ne do t'i mbrojmë gjithmonë bizneset, punonjësit dhe konsumatorët europianë nga tarifat e pajustifikuara”, thotë Komisioni Europian.
I pyetur për tarifat ndaj BE-së, pas diskutimit të taksave ndaj fqinjëve të SHBA-së, Kanadasë dhe Meksikës, si dhe Kinës, Trump tha se “ka marrë një vendim do të ta shpallin shumë shpejt”.
“Në përgjithësi do të jetë 25 për qind, për makinat e për mallrat e tjera”, u shpreh Trum ndërkohë që në fillim të muajit njoftoi tarifat për çelikun dhe aluminin e importuar nga blloku europian.
Trump deklaroi se taksat do të aplikoheshin "gjerësisht", megjithëse shtoi se në mënyrë specifike do të godisnin importet e makinave.
“BE-ja u krijua për të dëmtuar Shtetet e Bashkuara. Ky është qëllimi i saj dhe ata e kanë bërë një punë të mirë. Por tani unë jam president”, u shpreh Trump.
Zotimi i Trumpit për tarifa reciproke ndaj importeve evropiane ka trazuar partneritetin e gjatë mes Shteteve të Bashkuara dhe Europës. Presidenti ka thënë se tarifat amerikane do të jenë për përputhje me taksat që u vihen importeve amerikane.
Lini një Përgjigje