
Miliarderi i njohur Elon Musk iu drejtua presidentit Trump dhe ekipit të tij, duke thënë se departamenti që ai drejton do të vijojë uljen drastike të shpenzimeve federale.
Musk theksoi se nëse Amerika nuk e bën një gjë të tillë rrezikon që vendi të shkojë drejt falimentimit për shkak të borxhit të madh që ka.
Ai deklaroi se ka marrë shumë kërcënime me vdekje për uljen e shpenzimeve federale dhe rolin që ai ka marrë në administratën e Trump. Miliarderi shtoi se pavarësisht kritikave dhe kërcënimeve qëllimi i tij është të shpëtojë Amerikën nga falimentimi.
“Qëllimi kryesor këtu me ekipin e DOGE është të ndihmojmë në adresimin e deficitit të madh. Thjesht nuk mund ta mbajmë si shtet një deficit prej 2 trilionë dollarë. Norma e interesit, vetëm interesi mbi borxhin kombëtar, tani kalon shpenzimet e Departamentit të Mbrojtjes. Shpenzojmë shumë për Departamentin e Mbrojtjes, por po shpenzojmë më shumë se një trilion dollarë për interesa. Nëse vazhdon kështu, vendi do të falimentojë de facto. Nuk është një gjë opsionale, është një gjë esenciale. Kjo është arsyeja pse jam këtu, dhe po marr shumë kritika dhë kërcënime me vdekje për të qenë i sinqertë. Nëse nuk e bëjmë këtë, Amerika do të shkojë në falimentim. Kjo është arsyeja pse duhet bërë”, tha Musk gjatë takimit të parë të Kabinetit të Presidentit Trump.
Lini një Përgjigje