TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Gusht 2024, 18:45

Trazirat në Lindjen e Mesme, lideri i Hezbollah paralajmëron Izraelin për një sulm të fuqishëm

Shkruar nga Pamfleti
Trazirat në Lindjen e Mesme, lideri i Hezbollah paralajmëron Izraelin
Hassan Nasrallah

Lideri i Hezbollah, Hassan Nasrallah, ka deklaruar se një sulm ndaj Izraelit është i pashmangshëm. Nasrallah shton se shkak është sulmi në konsullatën e Damask dhe vrasja e liderit politik të Hamasit Ismail Haniyeh, në Teheran.

Lideri i Hezbollah thekson se sulmi do të jetë i fortë.

"Përgjigjja jonë do të vijë, në dashtë Zoti, dhe do të jetë e fortë", tha Nasrallah, duke theksuar se goditja ndaj Izraelit do të jetë e organizuar dhe në të do të aktivizohen ushtarakisht të gjitha nga fronti i vendeve që mbështesin misionin e Hamasit.

"Hezbollahu do të përgjigjet, Irani do të përgjigjet, Jemeni do të përgjigjet, dhe armiku pret, shikon dhe vlerëson çdo përgjigje”, nënvizoi ai sipas L'Orient le Jour.

“Pritja izraelite është pjesë e fajit, përgjigjet dhe luftimet që janë gjithashtu psikologjike”, shtoi ai.

Ndërkohë, drejtori i Aeroportit të Teheranit, Imam Khomeini ka mohuar se ishte lëshuar një paralajmërim për ndalimin e fluturimeve.

Lini një Përgjigje