
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka akuzuar rrjetet sociale për fashizëm dixhital.
Komentet e liderit turk bëhen ndërsa zyrtarët turq janë nëëdiskutime me përfaqësuesit e platformës Instagram për të rivendosur aksesin në territorin e Turqisë.
Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit në Turqi bllokoi aksesin në aplikacionin e njohur të mediave sociale të premten në mëngjes pa dhënë arsye për këtë vendim.
Vendimi u mor pasi, Shefi i Komunikimit të Qeverisë Turke, Fahrettin Altun kritikoi Instagramin për gjoja bllokimin e postimeve ngushëlluese për vdekjen e kreut të Hamasit, i cili u vra në një sulm ajror para agimit në Teheran, Iran javën e kaluar.
Turqia nuk e konsideron Hamasin një organizatë terroriste. Erdogan e ka përshkruar grupin si një lëvizje çlirimtare dhe ka kritikuar operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza.
Presidenti tha se platformat e mediave sociale se sillen si mafie dhe tha se ata nuk mund të “toleronin as fotot e martirëve palestinezë”.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Abdulkadir Uraloglu konfirmoi autoritetet turke ishin takuar me përfaqësuesit e kompanisë së Instagram javën e kaluar dhe mbajtën një raund të ri bisedimesh, por pa arritur një zgjidhje.
Lini një Përgjigje