TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Gusht 2024, 14:02

“Është vetëm fillimi”/ Hezbollah nis sulmet me dron ndaj Izraelit, plagosen 5 persona

Shkruar nga Pamfleti

“Është vetëm fillimi”/ Hezbollah nis sulmet me dron

Grupi i armatosur i Libanit, Hezbollah nisi një seri sulmesh me dron dhe raketa në veri të Izraelit ditën e sotme.

Por, paralajmëroi se hakmarrja e shumëpritur për vrasjen e një komandanti të lartë nga Izraeli javën e kaluar nuk ka ardhur ende dhe se ky është vetëm fillimi. Hezbollahu tha se sulmoi dy qendra ushtarake pranë Acre në veri të Izraelit dhe gjithashtu një automjet ushtarak izraelit në një tjetër vend.

Ushtria izraelite njoftoi se kishte arritur të kapte dronët, duke theksuar se pesë civilë mbetën të plagosur në jug të qytetit bregdetar të Nahariya. Sipas informacioneve, një prej të plagosurve është në gjendje kritike.

Lini një Përgjigje