TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 13:41

Tragjedia në Koçan/ Vuçiç injoron protestat, shpall 18 marsin ditë zie

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia në Koçan/ Vuçiç injoron protestat, shpall 18

Qeveria e Serbisë, me propozimin e presidentit Aleksandër Vuçiç do të shpallë të martën, më 18 mars 2025, ditë zie në Serbi pas zjarrit të rënë në Maqedoninë e Veriut ku humbën jetën të paktën 59 persona dhe mbi 100 u plagosën.

Presidenti Vuçiç ka injoruar protestën e djeshme nga studentët në Beograd. Protesta e konsideruar si historike në Beograd zgjati për rreth 5 orë, duke bllokuar të gjithë rrugët dhe sheshet në kryeqytetin e Serbisë. Në reagimin e tij, ditën e djeshme Vuçiç tha se janë lënduar rreth 56 persona, por asnjë nuk është lënduar rëndë dhe se personi i plagosur në sheshin Nikola Pashiq nuk është në rrezik për jetën. 

Ndërkohë, sot kryeministri Millosh Vuçeviç dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç vendosën që 18 marsi në Serbi të jetë ditë zie.

"Kryeministri Millosh Vuçeviç dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë diskutuar mëngjesin e sotëm për tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku një numër i madh i qytetarëve humbën jetën nga zjarri në një diskotekë, pas së cilës u vendos që 18 marsi në Serbi të jetë ditë zie", thuhet në deklaratën e qeverisë serbe.

59 persona mbetën të vdekur pas shpërthimit të zjarrit në një diskotekë në Koçan gjatë një koncerti të një grupi të famshëm maqedonas. Shumica e të lënduarve janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Koçanit, ku ende po marrin ndihmë mjekësore.

Lini një Përgjigje