TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 13:19

Tragjedia e Koçanit, qeveria maqedonase shpall 7 ditë zie kombëtare

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia e Koçanit, qeveria maqedonase shpall 7 ditë zie
Qeveria maqedonase

Qeveria maqedonase pritet të shpallë 7 ditë zie për shkak të tragjedisë në Koçan, në seancën e sotme, e cila do të mbahet në orën 16:00.

“Do të merret vendim edhe për inspektim urgjent dhe të jashtëzakonshëm në të gjitha lokalet e natës, diskotekat dhe restorantet që organizojnë festa”, thotë Qeveria sipas medias maqedonase.

Deri më tani raportohet për 59 viktima dhe 155 të plagosur, ku 18 janë në gjendje kritike për jetën.

Sipas Drejtoreshës së Spitalit të Koçanit, disa prej viktimave janë të moshës së re, nga 14 deri në 24 vjeç.

Kristina Serafimova tha për mediat se aktualisht aty po trajtohen 20 pacientë me lëndime të lehta, ndërsa ata që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Shtip dhe në Shkup.

Sipas saj, një numër i madh i viktimave të ngjarjes kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe një pjesë tjetër sapo mbërritën në spital.

Aktualisht autoritetet kanë identifikuar vetëm viktimat që kanë pasur letërnjoftime me vete.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga banda e famshme maqedonase DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me adoleshentë dhe të rinj.

tragjedia e koçanit qeveria maqedonase shpall 7 ditë zie kombëtare

Lini një Përgjigje