Pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në diskotekën “Puls” në Koçan ku po performonte grupi ADN, këngëtari Vlladimir Blazev-Panço ka djegie në fytyrë dhe dorë.
Familjarë e artistit kanë njoftuar se ai ndodhet në gjendje të rëndë dhe po mbahet me maskë oksigjeni.
Aktualisht nuk ka të dhëna për këngëtarin tjetër të grupi, Andrejin si dhe anëtarët e tjerë.
Nga zjarri në diskotekën e Koçanit humbën jetën 59 persona dhe mbi 150 të tjerë u lënduan, njoftoi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Sipas informacioneve fillestare, siç tha Toshkovski, zjarri ka rënë për shkak të mjeteve piroteknike të përdorura për efektet e ndriçimit në koncertin e grupit ADN.
Sipas informacioneve zyrtare në koncert morën pjesë rreth 1500 persona, pas së cilës ndodhi një rrëmujë për të dalë sa më shpejt nga klubi.
Sipas pamjeve nga koncerti të shpërndara në rrjetet sociale, teksa grupi është duke kënduar, i shoqëruar me fishekzjarre skenike, një strukturë në tavan fillon të digjet, brenda pak sekondash ata tentojnë ta shuajnë zjarrin me mjete për shuarje, gjatë së cilës në mikrofon dëgjohet një zë që thërret “Të gjithë largohuni”.
Ndërkohë të tjera detaje tronditëse janë zbuluar nga tragjedia. Sipas Drejtoreshës së Spitalit të Koçanit, ky u dogj edhe diskoteka, disa prej viktimave janë të moshës së re, nga 14 deri në 24 vjeç.
Kristina Serafimova tha për mediat se aktualisht aty po trajtohen 20 pacientë me lëndime të lehta, ndërsa ata që janë në gjendje më të rëndë janë dërguar në Shtip dhe në Shkup.Sipas saj, një numër i madh i viktimave të ngjarjes kanë ndërruar jetë në vendngjarje dhe një pjesë tjetër sapo mbërritën në spital.
Aktualisht autoritetet kanë identifikuar vetëm viktimat që kanë pasur letërnjoftime me vete.
Kujtojmë se si pasojë e kësaj ngjarje kanë humbur jetën 51 persona. Tragjedia ndodhi gjatë një koncerti në një lokal nate. Mbi 100 persona janë të lënduar.
Lini një Përgjigje