TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 11:09

Shpërthimi i zjarrit në Koçan/ Viktimat janë të moshës 14-25 vjeç, diskotekës i mbaronte afati i licencës më 24 mars

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi i zjarrit në Koçan/ Viktimat janë të
Vendi ku ndodhet klubi i natës

Detaje të tjera dalin në dritë nga tragjedia në Maqedoninë e Veriut ku 51 persona humbën jetën dhe mbi 100 të tjerë u lënduan si pasojë e një zjarri, që përfshiu një diskotekë në qytetin e Koçanit.

Viktimat janë të moshës nga 14 deri në 25 vjeç dhe vijnë nga qytetet e Shkupit, Shtipit, Koçanit dhe Probishtipit, njoftoi sot drejtoresha e Spitalit në Koçan, Dr. Kristina Serafimovska.

Mediat shqiptare në Maqedoninë e Veriut raportojnë se diskoteka private ku ndodhi tragjedia ka punuar ndër vite.

Shpërthimi i zjarrit në Koçan/ Viktimat janë të

Sipas tyre, pronarët e saj janë ndërruar ndër vite, por pronari aktualit, i cili është prangosur nga Policia i mbaronte licenca më 24 mars.

Policia ka arrestuar disa persona për këtë ngjarje tragjike.Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit në diskotekë është bërë hedhja e mjeteve piroteknike.

Shpërthimi i zjarrit në Koçan/ Viktimat janë të

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 16 marsit, në një klubin e natës “Koçani Puls” dhe si pasojë e flakëve 118 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Në diskotekë ishin rreth 1500 të rinj, duke ndjekur një performance nga bendi maqedonas DNA, një grup i famshëm vendas.

Gjithsesi rrethanat nuk janë ende të qarta, por Prokuroria e Koçanit ka njoftuar se disa persona që kanë organizuar festën janë vënë në pranga. 

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me njerëz. Të plagosurit janë dërguar në spitalet në Shtip, Koçan dhe Shkup. 

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova, vizitoi të plagosurit dhe shprehu keqardhjen e thellë për humbjen e jetëve të shumë të rinjve. Ajo shtoi se autoritetet shëndetësore nga Serbia dhe Bullgaria kanë ofruar asistencë për të ndihmuar në përballimin e pasojave të kësaj tragjedie.

Këtë mëngjes, gjithashtu shumë njerëz janë parë përpara klubit që u përfshi nga flakët në Koçan, tejet të brengosur për familjarët e tyre, meqë nuk e dinë nëse janë të gjallë apo të vdekur.

“Po kërkoj mbesën time. Nuk po na lejojmë të hyjmë dhe nuk e dimë ku është ajo. Telefoni i saj është duke punuar, por ajo nuk po përgjigjet. Ishim në spitalin në Koçan, në Shtip, disa njerëz i kanë dërguar në Shkup. Ndoshta është e plagosur dhe nuk mund të përgjigjet. Dikush duhet të na tregojë me urgjencë ku të kërkojmë”, ka thënë një grua për Radion Evropa e Lirë.

Shpërthimi i zjarrit në Koçan/ Viktimat janë të
Drejtori i Qendrës për Menaxhim të Krizave, Stojançe Angellov ka bërë të ditur se është në Koçan, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Pançe Toshkovski dhe Drejtorin e Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev.

afati i licencës më 24 mars pulse club

Lini një Përgjigje