TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 11:50

Tragjedia në Koçan, ministri i Shëndetësisë jep detaje: 18 nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike

Shkruar nga Pamfleti
Tragjedia në Koçan, ministri i Shëndetësisë jep
Klubi i natës ku shpërtheu zjarri

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari ka folur lidhur me tragjedinë në Koçan, ndërsa aktualisht kanë mbetur të vdekur 51 persona.

118 të plagosur janë shtruar nëpër spitale në Maqedoninë e Veriut, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.

Sipas ministrit Taravari, të gjitha autoritetet shëndetësore janë mobilizuar ndërsa disa të plagosur që fillimisht janë dërguar në Shtip, tani janë duke u transportuar në spitalin e Shkupit, Shën Naum Ohridski.

“Po kujdesemi për të gjithë, po punojmë me të gjitha kapacitetet për të shpëtuar sa më shumë jetë që është e mundshme. Nuk do të spekuloja sa janë në gjendje kritike, por do të shkoj te Separtamenti i Kirurgjisë për të marrë informacion të hollësishëm”, u shpreh Taravari.

Ai tha gjithashtu se ka biseduar me drejtorin e Departamentit për transfuzion të gjakut dhe aktualisht nuk ka nevojë për gjak, ndërsa thekson se 18 pacientë janë në gjendje kritike.

Shpërndarja e pacientëve të shtruar sipas raportimeve nga mediat maqedonase:

• Kirurgjia Pediatrike – 4 pacientë

• Klinika e Kirurgjisë Plastike – 11 pacientë

• Spitali Klinik i Shtipit – 45 pacientë

• Spitali i Përgjithshëm i Koçanit – 30 pacientë

• Spitali “Shën Naumi i Ohrit” – 29 pacientë

• Spitali “8 Shtatori” – 17 pacientë

• KARIL – 16 pacientë

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar, 18 janë në gjendje kritike:

• Kirurgjia Pediatrike – 3 pacientë

• KARIL – 7 pacientë

• Spitali i Përgjithshëm i Qytetit – 5 pacientë

• Spitali i Vjetër i Qytetit – 3 pacientë

Lini një Përgjigje