TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 11:41

Zjarri në diskotekën e Koçanit, flet drejtoresha e spitalit: Pacientët erdhën me djegie dhe helmin nga monoksidi karbonit

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në diskotekën e Koçanit, flet drejtoresha e spitalit:

Drejtoresha e spitalit të Koçanit, Dr. Kristina Serafimova, ka treguar detaje mbi gjendjen e disa prej të lënduarve nga zjarri në diskotekë.

Ajo tha se në spitalin që drejton janë dërguar 70 persona mes të cilëve disa kanë mbërritur të pajetë. Mjekja ka treguar se pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni.

Sipas saj, identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Viktimat ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç.

“Kemi marrë 70 persona, për fat të keq, mes tyre ishin sjellë edhe të vdekur. Pacientët kishin djegie dhe helmim me monoksid karboni. Më pas ata janë transferuar në Spitalin klinik të Shtipit dhe prej andej disa janë dërguar në Shkup.

Aktualisht kemi 20 pacientë me simptoma të lehta. Shumë njerëz kanë vdekur, por deri në përfundimin e identifikimit, nuk mund të themi se sa kanë vdekur.

Identifikimi i disa personave ishte i vështirë për shkak se disa prej tyre nuk kishin karta identiteti. Të vdekurit ishin të moshës nga 14 deri në 24 vjeç”, tha drejtoresha e spitalit të Koçanit.

Ndërkohë, bëhet me dije se viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Probishtip dhe Koçani.

Lini një Përgjigje