Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski ka bërë përditësimin e situatës nga tragjedia në klubin e natës në Koçan.
Ai deklaroi se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, ndërsa numri i të lënduarve është rritur në 155.
Sipas Toshkovski në mesin e viktimave është edhe një polic.

Polici sipas Toshkovskit ka qenë në detyrë dhe ka pasur kontrollin e përdorim të lëndëve narkotike.
Toshkovski ishte shumë i përmbajtur në deklaratën e tij nën arsyetimin se hetimi është në vijim dhe se nuk dëshiron të dëmtoj procesin.
“Në momentin që do të bëhet identifikimi i viktimave do të njoftohen familjarët”, tha Toshkovski duke nënvizuar edhe njëherë se ndjen përgjegjësi morale.
Familjet e të rinjve që ishin në diskotekë kanë shpërndarë foto të të afërmve dhe numrat e celularëve, për të ndihmuar në identifikimin e të lënduarve dhe për të siguruar informacione mbi gjendjen e tyre.

Ministria e Punëve të Brendshme gjithashtu ka nisur me arrestimet pas tragjedisë me 51 viktima në Koçan.
Mediat fqinje shkruajnë se policia po arreston të gjithë personat që kanë lidhje me organizimin e koncertit në diskotekën në Koçan ku në orët e para të mëngjesit shpërtheu një zjarr i madh.
Autoritetet thonë se po punojnë për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë dhe për këtë arsye kanë nisur të marrin në pyetje dëshmitarë dhe persona përgjegjës./ Pamfleti
Lini një Përgjigje