TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Mars 2025, 13:11

"Dëgjuam të bërtitura", dëshmitarët rrëfejnë tmerrin nga klubi i natës: Shpëtuam aq sa mundëm

Shkruar nga Pamfleti

"Dëgjuam të bërtitura", dëshmitarët

Disa dëshmitarë okularë kanë folur lidhur me tragjedinë në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Aktualisht raportohet për 59 viktima nga shpërthimi i zjarrit në diskotekë.

Ata shprehen për mediat vendase se fillimisht dëgjuan të bërtitura dhe pastaj ndihmuan të rinjtë me aq mundësi sa kishin.

“U shqetësuam. Kishte disa të rinj këtu pranë që kishin dalë jashtë dhe rrinin këtu. Si rast është fatkeqësi për gjithë shtetin. Djali im shpëtoi aq persona sa ka mundur”, tha një dëshmitare.

Ndërkohë djali i saj u shpreh se kanë ndihmuar në shpëtimin e të rinjve me ato kapacitetet që kanë pasur, ndërsa i ka dërguar në spital me automjetin e tij personal.

“I dërgova disa prej tyre në spital. Me vetura, me këto mundësi që kemi. Dëgjova se diçka po ndodh sepse filluan të bërtasin dhe të ikin me vrap”, u shpreh ai.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toshkovski deklaroi sot se numri i viktimave nga tragjedia në Koçan ka shkuar në 59, ndërsa numri i të lënduarve është rritur në 155.

Lini një Përgjigje