
Nëntë burra që akuzohen për mbajtjen peng dhe torturimin e shtatë emigrantëve me origjinë marokene, në Selanik, janë ndaluar përkohësisht .
Pamjet filmike të publikuara nga mediat greke tregojnë momentet kur emigrantët , të shtrirë në dysheme, goditen nga trafikantët me grushte dhe shkelma.
Në momentin e rrahjes , njerëzit në dhomë po regjistrojnë me celularët e tyre. Videoja tronditëse është regjistruar brenda një dhome të kampit në Agia Sofia, Selanik.
Bëhet fjalë për emigrantët që kanë mbërritur në Greqi nga Turqia, ku kontrabandistët nuk i kanë lënë të dalin nga dhoma nëse nuk paguhen nga 2 mijë euro.
Megjithatë, njëri prej tyre arriti të kontaktojë policinë dhe raportoi se çfarë po përjetonin dhe u gjend përmes GPS .
Rasti u zbulua dje nga zyrtarë të Departamentit Kundër Trafikimit dhe Trafikimit të Qenieve Njerëzore pranë Drejtorisë së Krimit të Organizuar të Selanikut.
Lini një Përgjigje