TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Janar 2025, 20:26

Vendimi i Ukrainës për të ndërprerë gazin rus, Viktor Orban: Europa po shkon drejt krizës energjetike

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi i Ukrainës për të ndërprerë gazin rus, Viktor

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka cilësuar situatën e fundit energjetike në Europë, si alarmante. Sipas tij aktualisht vendimet e Ukrainës për të ndërprerë tranzitin e gazit rus, përafrojnë një krizë energjetike.

"Në ditët e fundit janë raportuar zhvillime alarmuese në fushën e furnizimit me energji të Europës. Ukrainasit bllokuan gazsjellësin që ushqen Hungarinë me gaz, ndërkohë që administrata amerikane ka vendosur sanksione që kanë provokuar rritje të çmimeve të energjisë në Europë. Europa po shkon drejt një krize energjetike", tha ai.

Orban zhvilloi një vizitë në Beograd ku ka takuar edhe presidentin serb Aleksandër Vuçic.

Lini një Përgjigje