TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Janar 2025, 17:57

Kaos dhe njerëz që ikin me vrap, pamjet kur 19-vjeçari sulmoi kalimtarët me thikë në Tel Aviv (video)

Shkruar nga Pamfleti

Kaos dhe njerëz që ikin me vrap, pamjet kur 19-vjeçari sulmoi

Pamjet e kamerave të sigurisë kapin sulmin e sotëm në Tel Aviv, ku një person, i dyshuar si palestinez, sulmon me thikë,  një turmë që ndodhej në trotuar, jashtë një restoranti në zonën buzë detit të qytetit.

Autori shihet në pamjet duke ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa më pas është qëlluar për vdekje nga një kalimtar i rastit , i cili kishte leje për armë zjarri , sipas mediave izraelite.

Personi që kreu sulmin me thikë në qendër të qytetit izraelit ishte Salah Yahiye, 19 vjeç dhe me origjinë nga qyteti Tulkarem në Bregun Perëndimor . i riu hyri në Izrael ilegalisht, sipas burimeve izraelite të mbrojtjes, siç raportohet nga Times of Israel.

 

 

Lini një Përgjigje