
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se lufta në Ukrainë nuk ka interes, mjafton që ajo të marrë fund sa më parë.
Kështu është shprehur, ish Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA dhe krahu i djathtë i Trump gjatë presidencës së parë, John Bolton, në një intervistë për median franceze, Francë 24.
“Presidenti i zgjedhur i SHBA-së do që lufta e Ukrainës të hiqet nga tavolina; ai do që edhe lufta në Lindjen e Mesme të hiqet nga tavolina. Atij nuk i intereson se si përfundojnë luftërat, për sa kohë që ai nuk duhet të shqetësohet për to. Dhe unë mendoj se ky është një lajm shumë i keq për Ukrainën. Jam shumë i shqetësuar për drejtimin që do të marrë Trump”, tha Bolton.
Ai shtoi më tej se Rusia mund të jetë e interesuar për arritjen e një marrëveshjeje për një armëpushim dhe përcaktimin e vijës kufitare bazuar në situatën aktuale në front.
“Sa më gjatë të zgjasë armëpushimi, aq më e madhe është mundësia që kjo linjë të bëhet kufiri i ri midis Ukrainës dhe Rusisë”, tha ish-këshilltari i Trump.
Trump më parë shprehu dëshirën e tij për të diskutuar krizën ukrainase me presidentin rus Vladimir Putin. I dërguari i posaçëm për Ukrainën në administratën e liderit të zgjedhur amerikan Keith Kellogg tha se do të dëshironte të zbatonte afatin prej 100 ditësh për zgjidhjen e konfliktit.
I pyetur për shqetësimin e tij më të madh për mandatin e dytë të Trump, Bolton tha se beson se "çështja që nuk po merr vëmendje të mjaftueshme ndërkombëtarisht është çështja e tarifave". Ai shpjegoi më tej se Trump "shpreson të rrisë të ardhura të konsiderueshme nga tarifat më të larta. Dhe çdo tregues është se Bashkimi Evropian, Kina, Kanadaja, Meksika, të cilët janë dy partnerët tanë më të mëdhenj tregtarë, do të hakmerren".
Lini një Përgjigje