TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Janar 2025, 16:30

Qëlloi nga makina 9 herë me pistoletë, zv.kryeministri kroat jep dorëheqjen

Shkruar nga Pamfleti

Qëlloi nga makina 9 herë me pistoletë, zv.kryeministri kroat jep

Zëvendëskryeministri kroat Josip Dabro njëherazi ministër i Bujqësisë ka dhënë dorëheqjen pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke qëlluar nëntë herë me pistoletë.

Në video, Dabro ndodhet në sediljen e pasagjerit të makinës dhe është i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë, gjë që tregon se video është regjistruar gjatë verës.

Në sfond dëgjohet kënga popullore “Karanfil se na put sprema” (Karafili po përgatitet për udhëtim) e Zehre Bajraktarevicit. Duket se ai ka qëlluar afër një zone të banuar pasi mund të shihet ndriçimi i rrugës.

Dabro fillimisht mbush pistoletën dhe thotë “Vetëm për vëllanë tim Mario”. Pas publikimit të videos, autoritetet përkatëse kroate kanë nisur hetimet.

Lini një Përgjigje