TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Janar 2025, 19:05

Pakti Izrael-Hamas, paralajmëron Netanyahu: Nuk ka armëpushim derisa të marrim listën e pengjeve!

Shkruar nga Pamfleti

Pakti Izrael-Hamas, paralajmëron Netanyahu: Nuk ka armëpushim derisa

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëveshja e armëpushimit me Hamasin është në rrezik. Ai u shpreh se nuk do të vazhdojë marrëveshjen e armëpushimit derisa të marrë një listë të 33 pengjeve të rrëmbyer nga Hamasi në fazën e parë të marrëveshjes.

“Ne nuk do të ecim përpara me armëpushimin derisa të marrim listën e pengjeve që do të lirohen, siç është rënë dakord. Izraeli nuk do të tolerojë shkeljet e marrëveshjes. Përgjegjësia e vetme është e Hamasit”, thuhet në deklaratën e publikuar nga zyra e shtypit e qeverisë izraelite.

Kujtojmë se në frontin e brendshëm ka probleme për Netanyahun, pasi ministri i tij të sigurisë kombëtare Itamar Ben-Gvir është shprehur se ai do të japë dorëheqjen nga qeveria në shenjë proteste kundër marrëveshjes.

Ministrat e tjerë janë gjithashtu të pakënaqur me marrëveshjen, të cilën ata e përshkruajnë si një dorëzim ndaj Hamasit.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi sulmoi Izraelin duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë. Disa pengje u liruan gjatë një pauze njëjavore luftimesh në nëntorin e po atij viti.

Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka lënë të vrarë më shumë se 46.000 palestinezë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Izraeli ka thënë se ka vrarë më shumë se 17.000 luftëtarë, por nuk ka ofruar dëshmi për këtë pretendim.

Lufta në enklavën palestineze ka trazuar Lindjen e Mesme dhe ka nxitur protesta në gjithë botën.

Lini një Përgjigje