TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Janar 2025, 19:15

Armëpushimi në Gaza, Erdogan nuk i zë besë Netanyahut: Ka treguar se nuk i zbaton marrëveshjet

Shkruar nga Pamfleti

Armëpushimi në Gaza, Erdogan nuk i zë besë Netanyahut: Ka

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan e ka cilësuar marrëveshjen e armëpushimit ndërmjet Hamasit dhe Izraelit si një "zhvillim shpresëdhënës".

Ai theksoi rolin e Turqisë në ndërmjetësimin e procesit dhe shprehu shpresën se populli i Gazës do të mund të "merrte frymë më i lirë" gjatë periudhës së armëpushimit.

Megjithatë, Erdogan paralajmëroi se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka një histori të gjatë të shkeljes së marrëveshjeve të armëpushimit.

Ai apeloi për një presion të vazhdueshëm mbi Izraelin dhe tha se të gjithë duhet të kontribuojnë për të parandaluar kthimin në dhunën e mëparshme në Gaza.

“Të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre për të parandaluar një kthim në të kaluarën në Gaza dhe presioni i vazhdueshëm duhet të bëhet mbi Izraelin”, tha ai.

 

 

Lini një Përgjigje