TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Dhjetor 2024, 18:26

Tensionet në Korenë e Jugut, Parlamenti rrëzon dekretin ushtarak të presidentit

Shkruar nga Pamfleti

Tensionet në Korenë e Jugut, Parlamenti rrëzon dekretin ushtarak

Koreja e Jugut ëhstë futur në kaos. Presidenti Yoon Suk Yeol shpalli ligjin ushtarak të martën vonë, duke u zotuar të eliminojë forcat “anti-shtetërore”, ndërsa lufton kundër një opozite që kontrollon parlamentin e vendit dhe që ai e akuzon për simpati me Korenë e Veriut.

Disa orë më vonë, parlamenti votoi për heqjen e dekretit, me kryetarin e Asamblesë Kombëtare Ëoo Ëon Shik duke deklaruar se ligjvënësit “do të mbrojnë demokracinë me njerëzit”. Ëoo bëri thirrje që policia dhe personeli ushtarak të tërhiqen nga ambientet e Kuvendit.Lëvizja befasuese e presidentit u kthye në një epokë liderësh autoritarë që vendi nuk e ka parë që nga vitet 1980 dhe u denoncua menjëherë nga opozita dhe lideri i partisë konservatore të Yoon.

Pas njoftimit të Yoon, ushtria e Koresë së Jugut shpalli se parlamenti dhe tubimet e tjera politike që mund të shkaktonin “konfuzion social” do të pezulloheshin, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap.

 

Lini një Përgjigje